Kokalari “sjell” në Kuvend Kanunin dhe Skënderbeun: Më vjen turp për nivelin e Amerikës

schedule12:57 - 30 Prill, 2022

schedule 12:57 - 30 Prill, 2022

Aktivistja Evi Kokalari ka ardhur nga Amerika në Tiranë për Kuvendin Kombëtar të PD, ku u shpreh se i vjen turp për nivelin me të cilin sipas saj është përfaqësuar kohët e fundit SHBA. Me këtë deklaratë Kokalari e ka fjalën për qëndrimet e zyrtarëve të lartë amerikanë të cilët janë treguar të prerë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se nuk e njohin Komisionin e Rithemelimit, por kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeajn me të cilin i kanë zhvilluar takimet zyrtare.

Prezantoj konservatorizmin amerikan dhe parimet e saj.  Fatkeqësia e Bashës ishte bekimi ynë. Ky Kuvend ishte falë atyre që llogaritë i bënë gabim që ditën e parë. Shqipërisë s’mund ti imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaja sepse ne jemi pasardhës së Gjergj Kastriotit. Kjo është tokë e ilirëve dhe shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe kanunit, mikpritës dhe të besës që s’mund të lëmë kurrë t’u ndodhë diçka miqve tanë. Por kjo mikpritje keqkuptohet dhe merret për naivitet dhe dobësi. Dhe abuzohet deri në pikën që ne jemi të detyruar që t’u tregojmë vendin. Më vjen turp kur shikoj nivelin si është prezantuar Amerika në kohët e fundit, por edhe si është katandisur PD”.

Lexo edhe: Sot e ulur krah Berishës, çfarë deklaronte dje Kokalari pas refuzimit të Bleona Qerretit për të qenë pjesë e PD

Kuvendi Kombëtar sot ka miratuar ndryshimet statutore të PD dhe një prej tyre është mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë më 22 Maj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!