Kokalari akuza të forta Këlliçit: Përdori klanin e tij për të dalë më i votuari në Kryesi

schedule13:26 - 1 Qershor, 2022

schedule 13:26 - 1 Qershor, 2022

Aktivistja Evi Kokalari vijon me akuzat ndaj Belind Këlliçit, për të cilin thotë se ka ndikuar në proceset zgjedhore në PD. Sipas saj, Këlliçi ka lobuar tek anëtarët e Këshillit për t’i dhënë votat që i siguruan një vend në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Në një postim të fundit, Kokalari nuk e quan thjeshtë lobim, por orientim klanesh. Aktivistja ka publikuar disa të dhëna, ndërsa paralajmëron se do të ketë të tjera në vijim.

Reagimi i plotë:

Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkepunetore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.

Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.

Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.

Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.

Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%

Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.

Këto që them më lart janë vetëm maja e akullnajës.

… më shumë në vazhdim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!