“Kokainën e nisi që te Boca Juniors”, ish-shoku i Diegos tregon prapaskenat

schedule10:57 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 10:57 - 3 Dhjetor, 2020

Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më datë 25 nëntor për shkak të një arresti kardiak është padyshim një nga më të mirët e historisë, por do të mbahet mend edhe për abuzimin e tij me alkoolin dhe drogën.

Varësinë e Diegos me kokainën e tregon edhe në ish-shok skuadre dhe ish-koleg me të, Carlos Fren. Ata kanë luajtur së bashku te Argentinos, klubi ku Maradona nisi karrierën si profesionist dhe kanë qenë së bashku në stafet teknike të Racing dhe Mandiyú de Corrientes.

 

Fren tregon mbi sjelljen e Maradonës kur ishte fëmijë dhe ndryshimin e papritur të tij, teksa tregon edhe faktin se Maradona e ka nisur përdorimin e drogës më shpejt se ç’e dinim.

“Unë jam i zemëruar kur shoh dhe dëgjoj shumë që thonë se e kanë njohur, nëse e kanë parë vetëm disa herë ose kanë krijuar një raport me të.

Ata më bëjnë të qesh kur thonë, për shembull, se ai filloi të përdorë kokainë në Spanjë. Fatkeqësisht ka ndodhur më parë, në kohën kur luajti për Boca Juniors në vitin 1981. Atje ai hyri në atë botë të ndyrë që i trazoi aq shumë jetën.

 

Te Argentinos ai ishte fëmijë i mrekullueshëm, nuk kishte asnjë lidhje me atë që u bë më vonë: i përulur, i thjeshtë, i kushtoi vëmendje këshillave nga më të mëdhenjtë. Pastaj jeta ndryshon, kur shfaqet fama, fakti që nuk mund të dalësh askund, me 200 njerëz mbi kokë çdo ditë.

Duhet ta kalosh, megjithëse është shumë e vështirë. Fama e tij shpërtheu më shpejt se çdo tjetër në planet dhe pas disa javësh ai nuk mund të ishte më i qetë”, u shpreh Fren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!