Kokainë të fshehur në shtëpi, kapet 17 vjeçari shqiptar dhe bashkëpuntori i tij

schedule08:29 - 23 Prill, 2023

schedule 08:29 - 23 Prill, 2023

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë greke, njëri prej tyre është nga Shqipëria, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në gjimnaze.

Mediat vendase shkruajnë se të miturit kishin fshehur në shtëpi një pako kokainë me peshë 15.1 gram, dy pako me kanabis të papërpunuar me peshë 77 ,5 gram dhe një peshore elektronike, të cilat u konfiskuan.

17 vjeçarit shqiptar gjatë kontrollit ju gjetur gjithashtu 1400 euro, një celular, si dhe dy motoçikleta që i përdorte me bashkëpunëtorin e tij për të shpërndarë drogën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!