Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Mantova të Italisë pasi u kap me kokainë dhe heroinë. Sipas mediave, ai është Erald Qoshku, 22 vjeç.
Operacioni për kapjen e tij u krye të martën, ku sëbashku me të u kap edhe një kolumbianie. Shkak për kapjen e të dyve u bë një lëvizje e dyshimtë brenda makinës së 22-vjeçarit. Që nga ai moment, policia e Mantovës e mbajti nën monitorim të riun shqiptar.
Kur autoritetet kryen aksionin, shqiptari u kap duke vendosur në kroskotin e makinës dy pako me nga 1 kilogramë kokainë. Aty brenda agjentët gjetën gjithashtu rreth 10 mijë euro në total.
Gjithashtu u ushtrua edhe një kontroll në banesën e të tij. Përveç shqiptarit, aty jetonte edhe 52-vjeçarja kolumbiane, Fior Alba Patino. Aty, efektivët gjetën edhe dy kilogramë të tjera heroinë, të cilat ishin ndarë në katër pako.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua, ndërsa dy të arrestuarit u dërguan në qeli. Hetuesit dyshojnë se shqiptari dhe kolumbiania janë thjesht korrierë të një rrjeti trafiku ndërkombëtar që po kërkon të ngulet në Reggio Emilia.
Për këtë arsye, autoritetet po punojnë për të gjetur vendin se nga ka ardhur dhe destinacionin e drogës. Gjithashtu, nën hetim është vënë edhe pronari i apartamentit. Sipas hetuesve, banesa është përdorur në çdo rast si bazë e pastër e trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al