Kokainë dhe heroinë në makinë, kapet 41-vjeçari në Elbasan

schedule09:35 - 14 Shkurt, 2020

schedule 09:35 - 14 Shkurt, 2020

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të cilit në autormjetin që lëvizste ju gjet lëndë narkotike e tipit heroinë dhe kokainë.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale B.M banues në Elbasan.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollin fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Policia Elbasan:
Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al