Kokainë dhe hashash, kapet shqiptari në Greqi, mediat: Drejtonte një rrjet të madh trafiku

schedule16:24 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 16:24 - 3 Dhjetor, 2020

Një trafikant i rrezikshëm shqiptar është arrestuar sot në Greqi. Mediat në Athinë shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Voula mëngjesin e sotëm pas hetimeve disa mujore.

Emri i tij nuk bëhet publik. Forca të shumta greke rrethuan dhe bastisën shtëpinë e tij duke e arrestuar ndërsa iu gjetën sasi hashashi dhe kokainë, si dhe një pistoletë.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, ky është një rast i rëndë pas të cilit qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi./ db/Abcnews.al