Avokatët e dy të ndaluarve për 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës, Armand Pezaku dhe Donald Lushaj kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ata kërkojnë ndryshime të masës së sigurisë arrest me burg, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe e konfirmuar me pas edhe nga Apeli. Në rekursin e paraqitur në Gjykatën e lartë, avokatët e dy të arrestuarve argumentojnë se nuk ka asnjë provë që të tregojë se ata janë përfshirë në trafikun e drogës.
Shoferi i kompanisë “Arbi Garden”, Armando Pezaku dhe menaxheri i saj, Donald Lushaj, janë vënë në pranga në 28 Shkurt të këtij viti, menjëherë pas sekuestrimit të sasisë rekord të kokainës që kishte hyrë përmes portit të Durrësit, në një kontenier me banane, të ardhur nga Kolumbia për llogari të kompanisë “Arbi Garden”. Pronari i kësaj kompanie, Arbër Çekaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dyshimeve për përfshirjen në narkotrafik./abcnews.al