Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu, Klajdi Xibrakun, raporton për abcnews.al gazetari Leonidha Musaj. Ai është arrestuar për trafikun e kokainës nga Ekuadori, ndërsa me vendim të gjykatës tashmë është i lirë.
Mësohet se Xibraku është liruar për mungesë provash, pasi nuk ka as përgjime dhe as komunikime te3lefonike, por vetëm sasi e drogës që është gjetur. Pak javë më parë u lirua edhe bashkëpunëtori i tij, Erjon Peti.
Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit, prillin e vitit të kaluar. Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy janë aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, në kontejnerët e të cilës u gjet lënda narkotike. g.v/abcnews.al