Kokaina, hetim pasuror për administratorin e “Alba Exotic Fruit”

schedule16:09 - 13 Prill, 2022

schedule 16:09 - 13 Prill, 2022

Nga Ermal Vija

Pas arrestimit të Eduard Dautit, pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit, në kontenierët e të cilës e sekuestruan sasi kokaine, prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetim pasuror.

Mësohet se grupi hetimor deri më tani ka identifikuar disa pasuri të Dautit që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Në pronësi të 51-vjeçarit rezulton një automjet i Mercedes-Benz, një motor, 6 sipërfaqe toke, një apartament dhe dy garazhe.

Po kështu janë siguruar informacione në rrugë operative që Dauti disponon edhe shuma të mëdha parash në disa banka të nivelit të dytë në emër të familjarëve dhe persona të lidhur me të.  Pak ditë më parë, Gjykata e posaçme ka lënë në burg Eduard Dautin të arrestuar për trafik kokainë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, në kontenierët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, ndërsa për avokatin Baftjar Rusi, sasitë e kokainës janë futur në kontenirët e kompanisë nga grupet kriminale për të goditur biznesin e ligjshëm të klientit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!