Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kokaina e Frakullës/ Gjykata e Posaçme lë në burg tre persona, ende në kërkim dy të tjerë

schedule13:29 - 10 Mars, 2026

schedule 13:29 - 10 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, në kuadër të fraksionit të ndarë të kokainës së Frakullit.

Aldi Zonja është arrestuar më herët për vepra të ngjashme penale, të grupit që u godit në nëntor të 2024, që sillnin kokainë me lëkurë gjedhesh nga Amarika Latine dhe e përpunonin në 3 laborator që u zbuluan në Shqipëri.

Në kërkim vijojnë Durim Keçi dhe Kevin (Arjan) Margjoni.



Autoritetet italiane e kanë cilësuar Durim Keçin si person pjesë e mafias shqiptare dhe me rrezikshmëri të lartë. Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës në Itali, në vitin 2013, me 9 vjet, 7 muaj burg.

Rezulton se Aldi Zonja, u arrestua me urdhër të SPAK, më 17 Nëntor 2024, pas zbulimit të një laboratori kokaine në Qerekë dhe një tjetri te Kodra e Diellit. Ndërkohë edhe Musa Gjikola rezulton të jetë arresuar me 11 korrik 2025 si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë por edhe që ndërhynte në sistemin gjyqsor me pretendimet se mund të ndikonte tek vendimet.

Në fillim të shkurit të këtij viti Musa Gjikola u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

Në qershor të vitit 2024 u dënuan me 89 vite burg nga Gjykata e Posaçme Nikolin Gjolena, Viktor Cervanaku, Enxhi Ferhati, Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku , Redion, Julian Malaj dhe Marildo Rona.

Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike u fsheh dhe u transportua nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontejner, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi u zhdoganua në Doganën e Tiranës, u transportua në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe u sekuestrua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!