Koka e robotit Star Wars “C-3PO” u shit në ankand për më shumë se 840,000 dollarë

schedule12:23 - 14 Mars, 2024

schedule 12:23 - 14 Mars, 2024

Një kokë roboti “C-3PO” nga koleksioni privat i aktorit të “Star Wars” Anthony Daniels u shit në ankand për 843,750 dollarë.

Daniels, i cili luajti robotin në serialin “Star Wars”, tha më parë se shpresonte që relikeve “do t’i gjenin shtëpi të reja, ku fansat do t’i ndjejnë”, sipas agjencisë mediatike PA.

Shtëpia e ankandeve “Propstor” njoftoi se koka është shfaqur në “disa skena” në filmin me regji të Richard Marquand, për të cilin skenari është shkruar nga Lawrence Kasdan dhe George Lucas.

Koka është prej “fibra qelqi shumë e hollë” dhe përbëhet nga tre pjesë, ndërsa sytë ndriçojnë “kur aktivizohet një çelës i brendshëm”, thuhet në deklaratë.

Çmimi fillestar i artikullit ishte nga 500 mijë deri në 1 milion dollarë dhe kishte tetë oferta, por nuk dihet se kush ishte blerësi.

Shtëpia e ankandeve njoftoi më parë se roboti i filmit është “një nga dizajnet kinematografike më të njohura të të gjitha kohërave” dhe “një nga artefaktet më domethënëse nga filmi origjinal “Star Wars” në treg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!