“Koka” e grabitjes në Rinas, shtyhet seanca gjyqësore për Talo Çelën

schedule10:23 - 9 Janar, 2023

schedule 10:23 - 9 Janar, 2023

TIRANË – Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për të super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kësaj shtyrje seance është bërë mungesa e 2 anëtarëve të turpit gjykues në Gjykatën e Posaçme.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se seanca e ardhshme do të jetë më 25 janar. Talo Çela akuzohet për super grabitjen e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro në një avion.

Talo Çela vijon që të jetë ende i lirë. Disa operacione për arrestimin e tij kanë dështuar. Ai cilësohet një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të; vrasje, grabitje, etj.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!