“Koha nuk të fal”, Alban Ramosaj i drejtohet personave që e kanë goditur me thikë pas shpine

schedule15:49 - 24 Qershor, 2021

schedule 15:49 - 24 Qershor, 2021

Alban Ramosaj është në qendër të mediave rozë, që kur u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike”.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për revistën “Class”, ku folur gjatë për fitoren dhe jetën e tij profesionale.

Ndër të tjera, Albani u shpreh se gjatë karrierës së tij ka aq shumë “biçakë” gjatë rrugës sa e bezdisin tepër.

Ndryshojnë në variacion të fushës, në dashuri realisht thika me dy presa janë, sepse aq sa lëndon, edhe do lëndohesh. Në muzikë apo karrierë, unë prapë nuk i preferoj, por këtu herë pas here të bezdisin aq shumë me “biçakët” e tyre sa është t’u nxjerrësh ndonjë ditë një katana e t’i vendosësh në vendin e tyre nga i pari tek i fundit (qesh). Që të kuptohemi, e gjithë kjo që po them është metaforë, sepse nuk sugjerojmë përdorimin e armëve të ftohta”, tha këngëtari.

Sakaq, Albani ka shtuar se i ka ndodhur që ta godasin me thikë në jetë, por ai nuk ju është kthyer me të njëjtën monedhë, por thjesht ka vazhduar rrugën e tij.

Sigurisht, thjesht kur e shoh që nuk ia vlen të merresh me “biçakët” e tyre, siç e thashë më herët, thjesht vazhdoj rrugën time, se kam synime më të mëdha për të arritur dhe koha nuk të fal”, ka thënë artisti./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!