“Koha kur liria për të folur ishte e pamundur, shumë e freskët”/ Rama: Të merresh me politikë s’do të thotë të përfshihesh në punë të pista!

schedule17:39 - 21 Tetor, 2024

schedule 17:39 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama në takimin e hapur të zhvilluar me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që Duam”, u shpreh se të merresh me politikë nuk do të thotë domosdoshmërisht me punë të pistë, por me diçka që është shumë fisnike.

Gjithashtu ai nënvizoi se Partia Socialiste, është partia që gjithmonë ka punuar për vendin.

“Janë shumë të freskëta kohët kur ishin të pamundura liria për të folur, liria për t’u zgjedhur, garancitë ligjore etj…Të merresh me politikë nuk do të thotë domosdoshmërisht me punë të pistë, por me diçka që është shumë fisnike dhe si çdo gjë tjetër, varet nga duart. Duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, duart e pista bëjnë një tjetër. Duart e treguara bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Pra kërkon shumë kurajë, durim force e fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar. Dëgjova djalin kur foli për parlamentin sot në Shqipëri, që është në një moment degradimi, sepse është njëkohësisht në një moment riformësimi dhe është si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe po fillon të riformësohet pasi ka një pjesë shumë të degraduar dhe një shtysë të brendshme të ripërtërihet. PS është partia më re dhe më e vjetër sot në Shqipëri, kjo është arsyeja pse fiton dhe do të fitojë prapë. Sepse të jesh me një forcë nuk është një dobësi, por një kapacitet që mund të jesh në dispozicion të vendit. Por kur e shkuara dominon dhe e ardhmja shikohet me sytë e të shkuarës, atëherë kjo forcë është jo më histori, por e vjetëruar, ndërsa kur një forcë është e ardhmja që dominon vështrimin, atëherë është një forcë sa e vjetër aq edhe e re dhe përpjekja për ta kthyer në një mënyrë të jetuari dhe komunikuari dhe bashkëpunimi është një domosdoshmëri”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!