Koha e kërkuar mbaroi, Laporta merr vendimin final për Roland Koeman

schedule18:16 - 2 Qershor, 2021

schedule 18:16 - 2 Qershor, 2021

Roland Koeman dëshiron të vijojë punën si trajner i Barcelonës. Ashtu do të ndodhë, pasi ditët e fundit kanë qenë pozitive në lidhje me konfirmimin e holandezit në stolin e ekipit katalanas. Dy takime ka pasur Joan Laporta me Koeman gjatë kohëve të fundit.

Pas të parit situata nuk ishte aspak optimiste. Presidenti është treguar i sinqertë, duke i deklaruar trajnerit se ka nevojë për disa ditë kohë për t’u menduar në lidhje me vendimin që do të marrë. Takimi i ditës së djeshme ka shkuar shumë më mirë.

Radio Catalunya raporton se Laporta është bindur të vazhdojë punën me Koeman dhe ditën e nesërme do të vijë konfirmimi zyrtar edhe për sezonin e ardhshëm, aty ku 58-vjeçari tulipan do të tentojë të rikthejë Barcelonën te fitimi i trofeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!