Barcelona luan nesër finalen e radhës ndaj Levante, me katalanasit, që mendojnë të fitojnë ndeshjet e tyre dhe të shpresojnë në hapa fals te Real Madrid dhe Atleticos. Para sfidës së nesërme në konferencë për mediet foli trajneri Ronald Koeman, që foli edhe për të ardhmen e tij.
“Do të luftojmë deri në momentin e fundit për të fituar titullin. Nuk është në duart tona, por nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Që nga dita e parë presidenti më ka treguar besimin e tij dhe nëse dikush mund të vendosë, është ai. E ardhmja nuk më shqetëson shumë sepse kam nënshkruar dy vjet si trajner.
Ne kemi rënë dakord të flasim pas sezonit, kemi dy javë dhe tre ndeshje për të bërë. Unë nuk bëj shumë ndërrime sepse varet edhe nga taktikat, por çdokush të jetë gati sepse momenti vjen. Duhet të nxjerrim në pah atë që kanë bërë Araujo, Mingueza, Pedri apo Ilaix sepse askush në fillim të sezonit nuk mund të mendonte se ata do kishin aq shumë minuta.
Kanë shfrytëzuar mundësitë dhe janë e ardhmja jonë. Barça ka një ekip për të ardhmen sepse po luajmë me shumë të rinj dhe kjo rrugë e zgjedhur ka kusuret e saj. Pashë 20 minutat e parë të Real Madrid-Sevilla dhe më pas Juventus-Milan sepse bëhesha nervoz nëse shihja kundërshtarët tanë.
Preferova të shoh një ndeshje tjetër dhe të mësoj rezultatin në fund. Ndeshja ndaj Atletico? Duke parë dy ekipet, ata ishin skuadra më me përvojë. Kishim dy 18-vjeçarë në ekip dhe dy 20-vjeçarë në mbrojtje. Duhet të analizosh gjithçka, jo vetëm rezultatin”, u shpreh Koeman. /abcnews.al