Koeman: S’jam unë djali i keq për Suarez! Depay apo Lautaro? Kemi një objektiv

schedule13:59 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:59 - 26 Shtator, 2020

Barcelona vazhdon të jetë në merkato për një sulmues për të zëvendësuar kështu vendin e lënë bosh nga Luis Suarez. Emrat më të përfolur janë ato të Lautaro Martinez dhe Memphis Depay, por ka qenë vetë tekniku Ronald Koeman i cili ka sqaruar objektivin e vërtetë të katalanasve.

“Depay apo Lautaro? Unë nuk po përjashtoj asgjë. Realisht objektivi i vërtetë i Barcelonës është Memphis Depay. Oferta e parë ka disa javë që është bërë, ku Lyonit i janë ofruar 30 milionë plus bonuse. Rreth çështjes së Suarezit nuk jam unë i keqi në këtë mes. Ishte totalisht vendimi i klubit dhe unë e respektoj lojtarin pafund,” deklaron holandezi.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, tekniku i Barcelonës po mundohet që ta bindë bordin drejtues për të transferuar në Katalonjë yllin e Lyon. Ndërsa për sa i përket të ardhmes së Lautaros, ai pritet të qëndrojë dhe këtë sezon tek Interi dhe në sezonin tjetër mund të kemi një transferim të tij. /abcnews.al