Koeman: Pak më respekt për mua dhe lojtarët! Pse nuk flasin për ndryshime?

schedule14:28 - 21 Maj, 2021

schedule 14:28 - 21 Maj, 2021

Roland Koeman nuk është kursyer aspak në konferencën për shtypin përpara duelit të ditës së nesërme ndaj Eibar, që përkon me ndeshjen e fundit për këtë sezon në La Liga. Holandezi pritet të mbyllë aventurën e tij në stolin e Barcelonës, teksa nuk i kursen thumbat ndaj drejtuesve.

Në muajt e fundit duhet të ishin respektuar më shumë trajneri dhe lojtarët e Barcelonës. Nuk e meritojmë këtë trajtim, duhej më shumë respekt, gjërat duhen të ishin bërë ndryshe.

Nuk kam vënë re aspak respekt dhe besim në fazën e fundit të sezonit. Nuk kam folur me drejtuesit për të ardhmen, po arrij ta imagjinoj që ka dyshime sa i përket rezultateve të fundit. Duhet të ishim ulur për të biseduar.

Unë e kuptoj që duhet të fitosh për të vijuar të jesh pjesë e Barcelonës, por unë nuk jam fshehur kurrë dhe gjithmonë kam dalë me fytyrë përpara, madje si i vetmi zyrtar i klubit.

Nuk jam penduar që pranova ofertën për të drejtuar Barcelonën, pasi ka qenë gjithmonë ëndrra ime për të punuar si trajner me këtë ekip.  

Nëse merret vendimi për të ndryshuar trajnerin dhe lojtarët në fund të sezonit, nuk ka asnjë problem. Por, duhet të na kishin lajmëruar për një gjë të tillë“, theksoi trajneri holandez i ekipit katalanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!