Roland Koeman nuk heq dorë nga Memphis Depay. Kapiteni i Lyon është i preferuari i trajnerit të Barcelonës. Të dy kanë punuar te kombëtarja e Holandës, një lojtar me cilësitë e sulmuesit tulipan i mungon ekipit katalanas, që nuk është dorëzuar dhe do synojë blerjen e tij në janar.
Sigurisht që ekziston mundësia e blerjes së Depay, do e tentojmë sërish në merkaton e ardhshme. Më pëlqen të punoj me këtë lojtar te Barcelona, por nuk mund ta di se si do të jetë situata ekonomike e klubit në janar.
Duhet të presim dhe të shohim. Ishim afër akordit me Lyon, por na u desh të shisnim një lojtar tjetër. Nuk ia dolëm dot. Depay është një futbollist i shkëlqyer, i cili i sulmon shumë mirë hapësirat e lira. Na mungon një lojtar me cilësitë e tij“, deklaron Koeman. /abcnews.al