Koeman: Mos e shisni Braithwaite, Coutinho lider. Pedri? Sforco e fundit…

schedule19:38 - 20 Gusht, 2021

schedule 19:38 - 20 Gusht, 2021

Barcelona luan nesër ndeshjen e dytë në kampionatin spanjoll. Ekipi katalanas fitoi 4-2 ndaj Sociedad në start, teksa tani i pret transferta baske kundër Athletic (e shtunë, 22:00).

Trajneri Roland Koeman ndalet tek ekipi i tij në konferencën për shtypin, vlerëson shumë dyshen Braithwaite-Coutinho dhe “largon” nga ekipi një tjetër dyshe: Pjanic-Umtiti.

Braithwaite ka oferta, dhe ne po i shqyrtojmë. Martin ka treguar se është i rëndësishëm për Barcelonën, e adhuroj të punoj me të, është i disiplinuar dhe pranon pa probleme rolin që i përcaktohet. Dua të qëndrojë me ne.

 

Pedri? Kemi marrë një vendim, ai do të luajë nesër dhe më pas do të marrë dy javë pushime, pasi u bë gati një vit që nuk ndalet. Fola edhe me Luis Enrique, i thashë: le ti japim djaloshit dy javë pushime, i ka tepër të nevojshme.

Unë besoj shumë edhe te Coutinho, por nuk e kam grumbulluar për nesër sepse ka nevojë edhe për një javë stërvitje. Ai është lojtar i madh, mund të jetë i rëndësishëm, duhet të jetë një nga liderët tanë, ka gjithçka për t’u bërë i tillë“.

Në fund Miralem Pjanic, i cili mund të cilësohet lojtar i larguar. “Ka lojtarë si Pjanic dhe Umtiti, të cilëve është shumë e vështirë t’u dhurosh minuta, kështu që e kanë në dorë të vendosin për të ardhmen“, deklaroi Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!