Roland Koeman debutoi me një fitore 4-0 në stolin e Barcelonës. Katalanasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë në sfidën ndaj Villareal, teksa trajneri holandez flet rreth takimit, dygolëshit të Ansu Fati dhe Luis Suarez në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Lojtarët tanë mund të luajnë me skemën 4-2-3-1 dhe më pëlqeu paraqitja e tyre ndaj Villareal. Në pjesën e dytë humbëm shumë topa, por nuk jemi akoma në gjendjen më të mirë fizike.
Jam realisht shumë i kënaqur për Ansu Fati. Ai është vetëm 17 vjeç, do të përmirësohet edhe më shumë dhe ka nevojë për vazhdimësi. Ka raste kur e humbet përqendrimin, por zhvilloi një ndeshje madhështore.
Jam i lumtur për të dhe për Pedrin. Shpresoj që merkato të na dhurojë një tjetër sulmues. Suarez? Puna jonë nA detyron të mos mendojmë për skuadrat e tjera. E dimë të gjithë që Luis është një futbollist i madh.
Nuk do të gëzoheshim nëse nuk shënon atje ku ka shkuar, sikurse nuk na trishton fakti që arrin të bëjë gola. I uroj më të mirat e botës, teksa ne duhet të fokusohemi te puna jona, për të parë gjërat e mira dhe ato negative“, deklaron Koeman. /abcnews.al