Barcelona ka nevojë për një sulmues, që sulmon thellësitë, pas largimit të Luis Suarez te Atletico Madrid në verën e shkuar. Memphis Depay është i zgjedhuri i trajnerit Ronald Koeman, i cili e ka pohuar vazhdimisht se dëshiron shërbimet e yllit të Lyon.
Kontrata e Depay përfundon në verën e ardhshme dhe Lyon është i detyruar ta shesë në janar nëse dëshiron të nxjerrë para nga largimi i tij. Barcelona shihet si klubi favorit për të arritur te holandezi, por gjatë ditëve të fundit, pretendentët janë shtuar.
L’Equip raportoi për ndërhyrjen e PSG, teksa nga Spanja mësohet se edhe Juventusi ka hyrë në garë për të Depay. Gjithçka në fund mbetet te dëshira e holandezit, pasi të gjitha e paguajnë me lehtësi çmimin e tij. Sipas Sport, Lyon e lë të lirë sulmuesin për pak më shumë se 5 milionë euro, sa paga mujore e Leo Messit. /abcnews.al