Koeman: Barcelona e humbi shansin për të kryesuar, nuk dua të largohem

schedule21:16 - 15 Maj, 2021

schedule 21:16 - 15 Maj, 2021

Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund dhe në kampin katalanas nuk beson më kush te fitimi i kampionatit. Trajneri i skuadrës spanjolle, Roland Koeman ka folur për mediat në lidhje me gabimet e kryera dhe rreth të ardhmen së tij.

Holandezi pranon se Barcelona e humbi shansin për të dalë në krye të renditjes. Dëshira e tij është të vijojë të punojë si trajner i Leo Messit, por gjithçka do të vendoset nga takimin që do të ketë me presidentin Laporta pasi të jetë mbyllur sezoni.

Gjykimi ndaj meje duhet të bëhet në bazë të punës së zhvilluar gjatë gjithë sezonit. Jemi të zhgënjyer që nuk kemi shfrytëzuar rastin për të qenë në krye të kampionatit, nuk ia dolëm dot.

Rëndësi për një trajner ka të ndjejë besimin e klubit. Nëse po, mund dhe dua të vazhdoj me Barcelonën. Kemi rënë dakord për të biseduar në fundin e sezonit“, deklaroi Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!