Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se kanë marrë një dokument nga grupi i punës për Kodin e ri Penal por shtoi se do të merret koha e nevojshme për konsultim. Manja theksoi në një prononcim për gazetarët se Kodi i ri Penal do të jetë bashkëkoror dhe në përputhje me legjislaturën e BE-së.
“Ka një dokument pune që është dorëzuar mininistrisë së drejtësisë nga grupi i punës për draftimin e Kodit të ri Penal. Nuk është hedhur akoma për konsultim publik do ta kenë në duar profesionistët e ligjit dhe pse jo do të japim të gjithë kohën e nevojshme për një kod penal, bashkëkohor, i përqasur me legjislacionin e BE.“, tha ai.
Sa i përket amnistisë, Manja theksoi se për disa propozime të opozitës ka qasje pozitive.
“Drafti i amnistisë ka kaluar leximin e parë në komisionin e sigurisë, por përgjegjësi është ai i ligjeve. E përmbyllim javën që vjen dhe më pas në seancën plenare duhet siguruar konsensusi i votave që të kalojë dhe zbatohet. I kemi marrë këto amendamente dhe javën tjetër. Për disa propozimet që ka bërë opozita kemi qasje positive.”, shtoi Manja./abcnews.al