Koçollari kujton kohën në krye të SHISH: Dokumentet ishin arkivuar, mora në dorëzim regjistra bosh

schedule08:44 - 2 Prill, 2024

schedule 08:44 - 2 Prill, 2024

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Irakli Koçollari, është kthyer pas në kohën kur drejtonte SHISH-in. Ai ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate”, se të gjitha dokumentat ishin të arkivuara dhe regjistrat i ka marrë bosh.

Sakaq, Koçollari ka thënë se njerëzit duhet të kuptojnë që dokumentet nuk janë vetëm në një kopje dhe nuk mund të zhduken lehtë.

“Çdo punë ka vështirësinë e vetë, por veçanërisht punë e Shërbimeve Sekrete dhe ta bësh këtë në një periudhë delikate, është akoma më e rëndë. Ishte periudha e ndërrimit të dy sistemeve dhe duhej një ekuilibër jashtëzakonisht i madh, një vetëpërmbajtje e madhe, duhet të jepje sqarime të hollësishme dhe të përpiqeshe për të zbutur tensionet, qoftë të njërës anë, qoftë të tjetrës, por kurrë të mos manipuloje dhe kurrë të mos gënjeje.

Asnjë dosje nuk është asgjësuar. E para, unë kam ardhur në momentin që SHISH ishte krijuar si një institucion i ri dhe nuk i ishte lënë asgjë. I gjithë dokumentacioni si ish-sigurimit ishte arkivuar dhe e kishte Ministria e Rendit, ishte i mbyllur në arkiva, sepse krijohej një institucion i ri dhe hapej një regjistër i ri. Unë kam gjetur vetëm regjistra të bardhë. I gjithë dokumentacioni e kishin dorëzuar ata para meje dhe pikërisht opinioni duhet të njohi faktin që dokumentet nuk janë një kopje dhe të dojë dikush t’i asgjësojë ka disa kopje dhe fatkeqësisht njerëzit nuk e dinë se ku janë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!