Koçi: Pavioni i luftës antifashiste do të rikonceptohet

schedule22:40 - 9 Prill, 2019

schedule 22:40 - 9 Prill, 2019

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi 80-vjetorin e dëshmorëve gjatë qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist. Drejtori i këtij  institucioni Dorian Koçi thotë se pavioni i luftës do të pasurohet me fakte dhe artefakte pas restaurimit të muzeut.

Kanë kaluar 15 vite pas rinovimit të pavionit të Luftës Nacional Çlirimtare, por ky pavion ende nuk pasqyron gjithë protagonistët, pasi dokumentet e reja sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi duhen përfshirë në të, e kjo do të ndodhë pas rikonceptimit të muzeut, i cili pritet të ndodhë sa më parë.

Krahas dokumenteve të kancelarive evropiane, në  këta stenda duhen shtuar edhe fakte të reje dhe artefakte, thekson Koçi.

Ne  aktivitetin “80 vite nga pushtimi italian” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtarë historianit Dr. Moikom Zeqo theksoi faktin se  Ahmet Zogu nuk bëri rezistencë ndaj pushtuesve. Për herë të parë për publikun u prezantuan edhe disa fotografi të Mujo Ulqinakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!