Koalicioni qeverisës në Gjermani mund të krijohet pa Merkel e Schulz

schedule13:45 - 25 Nëntor, 2017

schedule 13:45 - 25 Nëntor, 2017

Koalicioni i madh qeverisës në Gjermani mund të krijohet pa Merkel dhe Schulz, kjo sepse Merkel nuk dëshiron ta drejtojë dhe rivali i saj mendon të jap dorëheqjen. Ndërsa alternativat janë zero

Të hënën ose të martën e ardhshme do të zbulohet se çfarë do të ndodhë në skenën politike gjermane. Kancelarja gjermane Merkel do të takohet me Martin Schulz në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Por së bashku me ta do të jetë dhe Horst Seehofer, lider i kristiano socialëve, versioni bavarez dhe konservator i CDU-së. Nëse në vend të Martin Schulz do të ishte Sigmar Gabriel, takimi është i njëjtë me atë që katër vjet më parë i dha jetë koalicionit të madh të kancelares, një aleancë bipartizane mes të moderuarve dhe socialdemokratëve. Në më pak se një javë, Gjermania ka kaluar nga aleanca e quajtur “Xhamajka” për të cilën Merkel punoi për dy muaj, në një replikë të koalicionit të madh që drejtoi vendin në përiudhën 2013 e il 2017.

E gjithë kjo është meritë e presidentit Frank-Valter Steinmeier, i cili pas refuzimit të liberalëve luti partinë e tij, SPD, që të merrte sërish në konsideratë marrëveshjen bipartizane të katër viteve më parë. Pasi mori mesazhin Schulz diskutoi propozimin me drejtues të tjerë të partisë së tij. pas negociatave të gjata socialdemokratët u shprehën të gatshëm për të folur por duke theksuar se jo domosdoshmërisht pas bisedimeve do të ketë një qeveri të re.

Politologu gjerman Oskar Niedermajer i universitetit të lirë të Berlinit, shprehet se Shulz po përpiqet të fitojë kohë duke u treguar i gatshëm për dialog. Që në muajin shtator ai theksoi se partia e tij do të qëndronte në opozutë, ndërsa tani duhet të përballet me ndryshimin e qëndrimit të tij. Jo të gjithë në partinë e tij janë kundër një rikthimi në qeverinë e drejtuar nga Merkel. Kjo e fundit do e gjente veten, në rast të kundërt duke drejtuar një qeveri minorance nëse aleatët nuk e përkrahin. Por kancelarja gjermane ka deklaruar se nuk e pranon këtë zgjidhje, dhe nëse deri dje ishte karriera e Merkel ajo që rrezikohej, tashmë është Schulz që mund të humbasë postin e tij

Kongresi i partisë socialdemokrate është pas dy javësh dhe për momentin nuk ka kandidatë të tjerë. Por nëse pranohet krijimi i një koalicioni të gjerë qeveërisës nën drejtimin e Merkel, Schulz mund të japë dorëheqjen.

Sipas sondazheve të fundit, socialdemokratët preferojnë të ndihmojnë Merkel se sa të rikthehen tek kutitë e votimit për të marrë rezultatin negativ të rradhës. Por nëse do të arrijnë t’i vendosin kushte qeverisë së ardhshme dhe të marrin ndonjë rezultat si reforma e pensioneve, ata mund mbajnë në jetë qeverinë për disa vjet dhe të rikthehen në kutitë e votimit në një moment më të përshtatshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!