Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Rezart Kthupi flet për objektivat: Synojmë të formojmë një grup parlamentar

schedule18:32 - 10 Mars, 2025

schedule 18:32 - 10 Mars, 2025

TIRANË- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar koalicionin “Djathtas për Zhvillim” do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rezart Kthupi nga “Djathas 1912” u shpreh se nuk u bënë pjesë e koalicioneve të tjera pasi dallimi i tyre lidhej tek pikëpamja që kanë për drejtësinë.

Ai theksoi në “Tirana Live” se synimi i këtij koalicioni është të formojnë një grup parlamentar.



“Nuk mund të kesh koalicion kur ka një dallim kaq kardinal, kur vjen puna te qëndrimi te drejtësia.  Qëllimi që kemi pasur, është që të arrijmë që të krijojmë një grup parlamentar. Ne jemi të fokusuar tek objektivat tonë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!