Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi, Kurti do të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepen nga çdo parti tjetër qoftë parti të minoriteteve apo edhe partia Nisma.
Sipas tij, kemi një pozicionim të ri të BE e cila me planin e saj synon të ketë një qasje të re ndaj situatës gjeopolitike.
“Duhet të shihet reagimi i Kurtit ndaj propozimit të PDK. Ai e ka bërë të qartë që nuk do të kërkonte një qeveri që do e kushtëzonte. Pas konstituimit të parlamentit, është Osmani që duhet të miratojë. Kurti fillimisht do të shfrytëzojë mundësitë që i jepen nga partitë e tjera dhe që do i kërkojë dhe tek partitë e minoriteteve, qoftë edhe te partia Nisma. Duhet t’ja lëmë ditët në vijim për të parë si do të eci.
Kosova tashmë është në procesin e bisedimeve, kemi një qeveri të re amerikane që ende nuk ka mbajtur një qëndrim, kemi një pozicion të ri të BE e cila me planin e ri po synon të ketë një qasje të re kundrejt situatës gjeopolitike ndaj kësja miqësie të re amerikano ruse. E gjithë kjo situatë gjeopolitike, mund të detyrojë qeverinë e Kosovës.”
/ abcnews.al