Koalat, drejt zhdukjes pas zjarreve masive që kanë pushtuar Australinë

schedule14:46 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:46 - 25 Nëntor, 2019

Ditët e fundit Australia po përballet me verën më të nxehtë të të gjitha kohërave.
Për pasojë shumë zona janë përfshirë nga zjarret masive dhe autoritetet kanë shpallur gjendje emergjence.

Zjarret masive ndikojnë drejtpërdrejtë në biodiversitet dhe mediat ndërkombëtare kanë ngritur një shqetësim.
Ata shkruajnë se koala, kjo kafshë kaq e adhurueshme rrezikon të zhduket.
Nga zjarret masivë kanë ngordhur rreth 1000 koala dhe nëse zjarret vazhdojnë do të digjen të gjitha pemët eukaliptus, që janë edhe burimi kryesor i ushqimit të këtyre kafshëve.
Aktualisht ekspertët mendojnë se në Australi jetojnë gjithsej 16-18 mijë koala dhe zhdukja e tyre do të thotë shumë për këtë vend, pasi ato janë një simbol i shtetit.
Pemëtku rriten koalat janë shumë të rralla dhe për t’u rritur ato duan gati 100 vite. Australia është i vetmi habitat për Koalat./abcnews.al