Knock Out fatal: 7 grushtat e vdekjes/ Pamjet shokante se si “sekseri boksier” hodhi në tokë biznesmenin (VIDEO)

schedule17:12 - 8 Gusht, 2023

schedule 17:12 - 8 Gusht, 2023

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për ABC News pamje nga momenti i sherrit mes të dyve, i cili rezultoi fatal për 55 vjeçarin.

Meta u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në polici mohoi se ka dashur të vrasë 33 vjeçarin. Ai ka pohuar se debati mes tyre ka qenë i hershëm, për shkak të një shume parash që Meshahu i kishte premtuar.

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55 vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

“U takuam rastësisht në internet kafe. Armando po printonte disa dokumente. I kërkova që të mbante premtimin dhe të më jepte paratë. Ai filloi i pari të më ofendonte dhe duke më prekur në mjekërr, më shtyu dhe më shau disa herë.

Nuk e durova dot, por edhe për t’u vetëmbrojtur e godita me grushte dhe ai ra në tokë. Nuk doja që debati mes nesh të përfundonte kështu dhe unë ta vrisja atë”. Për të dhënë deklarime policia shoqëroi 10 persona, dëshmitarë okularë. Ata treguan se panë debatin mes tyre dhe se 55 vjeçari kishte nisur ta ofendonte fillimisht, duke bërë që sherri të degradonte më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!