Klubi i preferuar dhe sekreti i ofertës së marrë, arkitekti i Leipzig “hap kartat”

schedule17:07 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 17:07 - 9 Dhjetor, 2019

Leipzig po zhvillon një sezon fantastik. Klubi nga lindja e Gjermanisë po bën maksimumin për të fituar titullin kampion për herë të parë në histori. Kreu është vetëm 1 pikë larg, teksa Leipzig ka arritur të kualifikohet më tej në Champions League.

Loja është e bukur, sulmi po funksionon për mrekulli dhe po shënon, lojtarët po dëfrehen dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë. Një meritë të madhe ka Julian Nagelsmann, trajneri i skuadrës. 32-vjeçari po konfirmohet një fenomen në pankinë, pavarësisht moshës së re.

Të gjithë janë të lumtur me trajnerin, i cili mendohet të zhvillojë një karrierë fantastike në pankinë. Në një prononcim për ZDF, Nagelsmann zbulon ëndrrën e tij të madhe dhe i “shkel syrin” Leo Messit. Gjermani zbulon edhe një detaj merkato gjatë deklaratës së tij.

E kam thënë shumë herë, Barcelona është një qytet i bukur, edhe klubi është i tillë. Në të kaluarën pata një ofertë nga Borussia Dortmund. Në futboll, koha dhe forma janë gjithmonë thelbësore. Nuk ishte momenti i duhur për të nisur atë aventurë, prandaj e refuzova Dortmundin. Koha nuk ishte e duhura dhe verdhezinjtë nuk donte të më priste mua“, thekson Nagelsmann. /abcnews.al