Klubi anglez pa trajner, garë e fortë Terry-Vieira për pankinën

schedule19:16 - 4 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 4 Shkurt, 2021

Bournemouth ishte një nga ekipet që u rrëzua nga Premier League në sezonin e fundit. Objektivi është rikthimi i menjëhershëm në elitën e futbollit anglez, por skuadra po kalon një krizë pas nisjes shumë të mirë që bëri në Championship.

Katër humbje radhazi, vetëm një fitore në tetë javët e fundit dhe ecuria e dobët ndikoi që drejtuesit të shkarkonin trajnerin Jason Tindall. Ekipi ka rrëshqitur në vendin e gjashtë dhe diferenca me vendin e dytë ka shkuar 9 pikë.

Bournemouth po tenton një emër të madh për stolin. Dy janë kandidatët kryesorë: John Terry dhe Patrick Vieira. I pari po punon si zv trajner tek Aston Villa, ndërsa francezi qëndron pushim prej datës 4 dhjetor, kur i dha fund bashkëpunimit me Nice. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!