Skocia është vendi ku dy janë klubet që kanë rivalizuar historikisht mes tyre. Rangers dhe Celtic kanë fituar shumicën e titujve kampion, me te parët që e kanë ngritur 54 herë trofeun, kurse rivalët e tyre 50 herë.
Në mes është Linfield, që ka dominuar në Irlandën e Veriut. Pesëshen e parë e mbyllin Olympiacos dhe Benfica, klube që numërojnë respektivisht 44 dhe 37 kampionate.
Nga “top5” ligat europiane, Juventus është klubi me më shumë titujt të fituar, 35 në Serie A. Anderlecht dhe Ajax kanë fituar nga një më pak në Belgjikë dhe Holandë.
Dhjetëshja e parë mbyllet me Sparta Prague dhe Real Madrid, që numërojnë nga 33 kampionate të fituara. / abcnews.al