Sot do të luhen disa sfida tepër të rëndësishme në kampionatet më të rëndësishme Europiane.
Në Serie A, Milan do të udhëtojë në fushën e Bologna për t’u ndeshur me skuadrën e Thiago Motta. Sfida nuk pritet të jetë e lehtë për kuqezinjtë, pasi Bologna ka treguar një performancë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku madje ndodhet vetëm 5 pikë larg zonës së Europës. Nga ana tjetër, Milani kërkon të distancohet në vendet e para për të lënë pas Interin që ndodhet vetëm një pikë larg tyre.
Në orën 18:00, Napoli do të presë në shtëpi Veronën. Të kaltërit e Spallettit kërkojnë fitoren për të tentuar mbylljen matematikore sa më shpejtë për Scudetton, por edhe të jenë të karikuar për ndeshjen e kthimit të Champions League në mesjavë kundër Milanit.
Në mbrëmje, Interi do të presë në shtëpi ekipin e Monzës. Zikaltërit duhet të marrin me patjetër një fitore pasi një rezultat i ndryshëm do t’i përkeqësonte gjërat për një vend të mundshëm në Champions League për sezonin tjetër.
Në Premier League, gjithashtu do të luhen disa sfida interesante. Chelsea do të përballet në “Stamford Bridge” kudnër Brighton dhe kjo nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë për skuadrën e Lampard. Lampard duhet të sjellë fitoren në shtëpi dhe të tentojë një rrugëtim pozitiv deri në përfundim të sezonit, pasi Chelsea ka pasur shumë vështirësi.
Tottenham do të ndeshet ndaj Bournemouth në shtëpi. Skuadra e “Spurs” dëshiron fitoren për të mbajtur gjallë shpresën për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, City do të presë në shtëpi “dhelprat” e Leicester. Ekipi i Guardiolës kërkon fitoren për të mos iu ndarë Arsenalit kryesues dhe për të vazhduar presionin ndaj tyre për kreun e tabelës.
Në Bundesliga, Bayern Munich do të jetë zot shtëpie kundër Hoffeinheim. Tuchel kërkon të lejë pas situatat negative gjatë këtyre ditëve dhe të rikthehet te fitorja.
Dortmundi do të udhëtojë drejt Stuttgart dhe verdhezinjtë do të tentojnë fitoren në një fushë të vështirë për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt tentativës për të zënë vendin e parë në tabelë.
Në Spanjë, sot do të luhen katër ndeshje të La Liga. Real Madrid do të luajë në mbrëmje gjatë orës 21:00 kundër Cadiz në shtëpinë e këtyre të fundit. Kjo sfidë nuk parashikohet të jetë e lehtë për “Los Blancos”, pasi për Cadiz një humbje do të kishte vlerën e një bilete për në zonën e kuqe dhe kështu do të rrezikonin rënien nga liga.
Në kampionatin tonë të Superiores, në orën 15:00 do të zbresë në fushë Bylisi i cili do të presë në shtëpi durrsakët e Teutës. Ndërsa në orën 18:00, Erzeni do të presë Kastriotin./ h.ll/abcnews.al