KLSH letër Bashkisë së Tiranës: Pezullo çdo vendim lidhur me Teatrin, prisni vendimin e Kushtetueses

schedule12:43 - 16 Maj, 2020

schedule 12:43 - 16 Maj, 2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshilllit Bashkiak të Tiranës për shëmbjen e Teatrit Kombëtar, ku ka rekomanduar pezullimin e vendimit, deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në shkresën e siguruar për Abc News bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike.

dhe rekomandohet që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe: Zyrtare / Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos shembjen e Teatrit Kombëtar

“Gjykata Kushtetuse ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH përpiqet që të ruaj dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale”thuhet në shkresën e KLSH-së.

Në vendimin e tij KLSH thekson se kryebashkiaku Veliaj duhet të tërhiqet nga ky vendim deri në një njoftim të dytë.

“I rekomandojmë kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe KËshillit Bashkiak që të pezullojë të gjitha veprimet dhe vendimet që janë marrë në lidhje me pasurinë nr1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën e kadastrale 8150, TIranë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në vendimin e KLSH. /abcnews.al