KLP përfundon intervistat me kandidatët e SPAK, javën e ardhshme bëhet pikëzimi

schedule16:30 - 12 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 12 Korrik, 2019

Përfundon intervistimi i 22 kandidatët për SAPK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sot u pyetën 4 prokurorët e fundit Ndini Tavani, Maksim Sota, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Në  mesin e javës së ardhsahme do të bëhet dhe pikëzimi i tyre. SPAK peng i 3 hallkave të vetingut, pasi 12 nga 22 kandidatë nuk janë rivlerësuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar seancën maratonë të intervistimit të 22 kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.  SPAK do të përbëhet nga 15 prokurorët më të mirë të cilët kanë hetuar edhe dosjet që kanë bërë më shumë bujë në publik. Prokuroria e Posaçme antikorrupsion tashmë ka mbetur peng i 3  hallkave të vettingut pasi më shumë se gjysma e kandidatëve nuk janë rivlersuar. Të fundit që u përballën me provimin e KLP-së ishin Ndini Tavani prokurori që ka hetuar dosjen për vrasjen e Artan Santos, Maksim Sota që ka hetaur dhjetra dosje në Prokurorinë e Vlorës, si vjedha e njërës nga Bankat e Nivelit të dytë në këtë qytet, Vladimir Mara dhe  Dritan Prençi prokuror të dy dosjeve më të forta për momentin, atë të Ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahitri dhe dosjes 339 me aktualisht 74 të pandehur.

Prokurori Prençi ka pranuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë se është kërcënuar për shaka të detyrës, por që atë çështje vazhdon ta ketë në proces gjykimi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga mesi i javës së ardhshme pritet që të bëjë edhe pikëzimin për 22 kandidatët për SPAK. Fokusi i KLP ka qënë për të tesuar edhe nga ana psikologjike prokurorët nëse janë ata të duhurit për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Gjatë testit të kandidatëve, ata janë  pyetur nëse kanë pasur ndonjëherë presion nga shefi që ka ndikuar në punën e tyre, duke nënkuptuar se në SPAK nuk do të gjenden në situate të tilla. Struktura e Posaçme Antikorrupsion mund të ngrihet edhe me 10 anëtarë nga 15 që është përcaktuar nga KLP. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!