KLP mblidhet për kërkesën për shkarkimin e Arta Markut

schedule11:15 - 22 Shkurt, 2019

schedule 11:15 - 22 Shkurt, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e paraqitur nga PD dhe LSI për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Kërkesa arsyetohet me argumentin e përfaqësuesve opozitarë se kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi edhe komandimin e 6 anëtarëve për pozicionet e keshilltarëve përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Ata janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata. /abcnews.al