Read More…

"/>

KLP mblidhet nesër

schedule21:21 - 18 Mars, 2019

schedule 21:21 - 18 Mars, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet të martën në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, detyrë e cila që prej Dhjetorit të vitit 2017 mbahet nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Miratimi i rregullores mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm është njëra nga pikat e rendit të ditës. Ndërkohë që ne mbledhjen e së martës gjithashtu pritet që të miratohen edhe kriteret për procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si SPAK-u.

Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe miratimi i magjistratëve prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të shkollës së Magjistraturës./abcnews.al