KLP mbështet prokurorët: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

schedule15:28 - 12 Shkurt, 2025

schedule 15:28 - 12 Shkurt, 2025

TIRANË- Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili ka kërkuar nga politika të ndalojë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

Ata kërkojnë nga qeveria që të respektojë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Deklarata e KLP:

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, e rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!