KLP skualifikon 3 prokurorë nga gara për “SPAK”

schedule12:56 - 5 Prill, 2019

schedule 12:56 - 5 Prill, 2019

Gara për Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, 3 kandidatë nuk kalojnë filtrin e parë të KLP. Gezim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino, u skualifikuan pasi aktualisht nuk janë pjesë e sistemit të prokurorisë. Ndizet drita jeshile për 25 kandidatet, prej të cilëve vetëm 5 kanë kaluar në veting.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë skualifikoi 3 kandidatë nga gara për prokuror në SPAK. Gezim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino, sipas KLP, u skualifikuan pasi aktualisht nuk janë pjesë e sistemit të prokurorisë, dhe që të jeshë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrpsion është ngritje në detyrë.

Në mbledhjen që u zhvillua këtë të premte, KLP shqyrtoi 28 kandidaturat dhe votoi unanimisht listën me 25 kandidatë, që plotësojnë kushtet paraprake ligjore për vazhdimin e garës për Prokurorë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

25 kandidatët  që morën ok e parë nga Këshilli i Lartë Prokurorisë për SPAK do t’i dorëzohet tashmë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga 25 kandidatët që kaluan në fazën tjetër dhe janë kandidatë për SPAK, vetëm 5 prej tyre e kanë kaluar procesin e vetingut.

Para zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është hedhur shorti për të dalë në veting, i prokurorve të Prokurorisë së Tiranës që janë kandidatë SPAK.

Ndërkohë që të gjithë kandidatët do të dalin në veting Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë për secilin kandidat, 5 dosje që ka pasur nën hetim. Çështjet do të zgjidhen në mënyrë të rastësishmë ku do të shikohet mënyra se si janë realizuar hetimet dhe interpretimin ligjor.

Në këtë listë janë disa kandidatë që mund të jenë potencial, pasi kanë hetuar çështje shumë të forta, të cilat kanë pasur një impakt shumë të madh në publik.

Kandidat potencial mund të konsiderohet Elisabeta Imeraj, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Tiranës, ku gjatë karrierës së saj ka hetuar Emiljano Shullazin, Xhihadistët gjithashtu edhe Ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Anton Martini që ka hetuar bandën e durrësit, Altin Dumani drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, i emëruar nga KLP. Besim Hajdarmataj, ka hetuar Ish-ministrin Tahiri, ka qenë pjesë e hetimeve të dosjes së famshme 339, ku dyshohet së është pjesë edhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!