KLP emëroi 8 anëtarët e parë të SPAK, në 19 dhjetor betohen para Presidentit

schedule13:15 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:15 - 25 Nëntor, 2019

KLP emëroi sot më 11 votat e anëtarëve të tij 8 anëtarët e parë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Ata do të bëjnë betimin në 19 dhjetor para Presidentit të Republikës dhe më pas do të nisin zyrtarisht punën. 

8 anëtaret e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Klodian Braho.

Përveç këtyre 8 anëtarëve, kandidatë për SPAK janë edhe 4 prokurorë të tjere Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu, të cilët janë në pritje të vetingut. Ndërsa prokurorja Manjola Kajana nuk mund të emërohet sepse është ankimuar nga Komisioneri Publik.

8 prokurorët e SPAK të emëruar sot kanë mandat 9 vjeçar dhe nuk kanë të drejtë riemërimi.

Komisioni i Posaçëm për SPAK nis sot një kërkesë për shprehje interesi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Gara është e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh nga sot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!