Klosi takon Lajiç në Beograd/ Shqipëria dhe Serbia oferta turistike

schedule17:31 - 15 Maj, 2018

schedule 17:31 - 15 Maj, 2018

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në takime me 16 ministra të vendeve të ndryshme të rajonit bashkë me qeverinë kineze për të diskutuar lidhur me regjenerimin e pyjeve.

Ka shfrytëzuar kohën edhe për takime me homologun serb dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm.

Në një intervistë për ABC News thotë se mekanizmat shetërorë mund të lehtësojnë komunikimin dhe ta ndihmojnë idenë e bizneseve.

“Kryesisht për tregun aziatik, për të paraqitur turzimin në vendet e Evropës së re, apo Ballkanit Perëndimor si një i tërë, me dis aditë qëndrimi në cdo vend të rajonit por Shqipëria dhe Serbia të marrin lidershipin në këtë fushë. Kemi dakordësi që turizmi është nga ato mekanizma që lehtëson komunikimin mes vendeve tona dhe është potencial shumë i madh. Shiftrat e turistëve që vizitojnë vendet tona janë rritur”.

Në Serbi nuk ka një shifër të turistëve nga Shqipëria. Në kryeqytetin serb disa qindra, aq sa qendra e statistikave nuk I llogaritë. Nga Serbia rreth pesë mijë turist në vitë në bregdetin shqiptarë. Klosi ka thënë se oferta e përbashkët duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit.

“Ato politika që ne i bëjmë me institucioneve tona të kthehen në politika reale. Pra të rrisim më shumë sigurinë për të lehtësuar kalimin ekufijve për të siguarar transportin mes vendeve tona, oferta të përbashkëta duke harruar ndasitë e shekujve dhe duke u ëprpjekur që të dëshmojmë më të mirën e rajonit tonë, se bëhet fjalë për një Evropë të paeksploruar nga miliona turistë në botë që nese jemi të zhdërvjellët si administratë publikepër të mbështetur iniciativa nga komuniteti i biznesit, besoj do kemi nëj sukse të shpejtë në këtë aspekt”.

Politika në vizitat në Serbi natyrisht është pjesë, por duket se më së lehti kalon nga temat e turizmit. Interesimi është i madh, por informacione nuk ka shumë.

“Bisedat politike mbase nuk i takojnë sektorit të turizmit. Bisedat politike ka nevojë që të marrim inciativa për t’i zbutur ato. Ne para pak kohësh firmosëm marrëveshje të përbashkët për lëvizjen rinore, funskionon zyra në kuadër të iniciativës së Berlinit dhe kemi ndërmarrë disa mekanizma të tjerë që lehtësojnë shkëmbimin mes vendeve të rajonit. Kjo politikë e re edhe në kuadër të turizmit do të krijojë përpjekje për të luftuar klishetë e ndarjeve mes vendeve tona. Është fakt që qindra mijëra serb vizitojnë greqinë gjatë sezonit dhe vetëm 5-6 mijë vizitojnë Shqipërinë”.

Serbia ka shfaqur interesim prej kohësh për ndërtimin e hoteleve në Shqipëri. Gjatë sezonit veror ka oferta të vogla për Shqipërinë dhe nga vetëm disa kompani. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!