Klosi: Sanksione të forta për biznesin që ndot në Elbasan

schedule14:55 - 25 Maj, 2018

schedule 14:55 - 25 Maj, 2018

Në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin e tij. Është ky apeli që përsëriti Ministri i Turizmit dhe  Mjedisit Blendi Klosi nga turi i llogaridhënies në qytetin e Cërrikut.

Mjaft më abuzimeve me mjedisin nëse Shqipëria synon të shndrrohet në një destinacion turistik evropian. Mesazhet për biznesin nuk i ka kursyer ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga një prej zonave me ndotje të trashëguar prej vitesh.

“Dhe çfarë turizmi mund të kemi kur jemi të rrethuar nga mbetjet. Edhe operacioni që ne bëmë për të pastruar lumin Shkumbin ku falenderoj  të gjitha institucionet e Elbasanit që morën pjesë,  dëshmoi sesa shumë probleme kishim për pastërtinë në këtë zonën tonë. Tregu i gjësë së gjallë është problem dhe pushteti lokal duhet ta trajtojë krejt ndryshe”.

Një tjetër problem është trajtimi i lumit nga industria në kombinat tha ministri Klosi.

 “Edhe ndaj me inspektoriatin e Mjedisit, inspektori i ri është këtu, ka marrë porosi që do të ketë një luftë të vërtetë për të mos lejuar që trajtimi i lumit të jetë pa asnjë kriter mjedisor. e kemi dërguar disa herë Inspektoriatin dhe Agjencinë e mbrojtjes së mjedisit, për të monitoruar situatën. Realisht situata është për t’u parë me shumë seriozitet dhe jo vetëm do t’i vendosim sanksione të forta atyre bizneseve, por gjithashtu do t’i vemë një afat. Dhe në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi të mbyllet fare”.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të “Llogaridhënies” në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.

“Ne nuk bëjmë atë që bën Kryetari i Bashkisë së Cerrikut.  Kryetari i Bashkisë së Cerrikut është rasti më i keq, që Bashkia e Cerrikut nuk përfiton sot nga Fondet e Zhvillimit të Rajoneve,për arsyen e thjeshtë, sepse një nga korfiçentët e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, është që buxheti i një bashkie të mos shkojë vetëm për të punësuar, por një pjesë e buxhetit të shkojë për investime. Ne i themi Bashkisë së Cerrikut, bëjmë shkollën e Mollasit, por 20% të fondit duhet ta vendosësh ti, por ai do të harxhojë buxhetin për të mbajtur në punë njerëzit e LSI. T’i mbajë edhe 10 muaj, por në krye të 10 muajve na ka sërish këtu për t’ja kthyer bashkinë, banorëve të Cërrikut”.

Ndërsa në takimin me qytetarët e Librazhdit iu kërkua  banorëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverijes për cdo inspektor, punojës apo drejtor që nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!