Nga një janari do të ndalohet prodhimi i qeseve plastike. Deklaratën e bëri ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, një ditë para nisjes së aksionit për të pastruar Shqipërinë.
Që Shqipërinë e kanë mbytur mbeturinat kjo është e ditur për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Aksioni 6 mujor për pastrimin e tyre që nis në 24 nëntor nuk mjafton sipas ministrit Blendi Klosi. Duhen kuptuar shkaqet nga vijnë mbeturinat dhe të gjenden format e parandalimit.
Në tryezën ku kishte thirrur specialitë dhe ekspertë të mjedisit e drejtoi gishtin tek një hallkë e rëndësishme.
Të ardhmen e dhënies së lejes mjedisore, Ministri Klosi e sheh nëpërmjet shërbimit online. Por nuk çalon vetëm këtu situata e krijuar nga mbeturinat kryesisht nga qeset plastike.
Por tashmë Shqipëria ka edhe një hartë mbeturinash. Nëpërmjet një aplikacioni që shkarkohet në celularë të gjithë kanë mundësinë të dërgojnë foto të ndotjeve që ndeshin në jetën e përditshme.
Ministri e pranon që nuk mjafton të veshësh dorezat e pastrimit për një ditë apo 6 muaj. Të gjithë duhet të angazhohen për të pastruar Shqipërinë./abcnews.al
https://youtu.be/2RIYRxkTYB0