Klosi në Vlorë: 2 vjet burg kush prish qetësinë publike

schedule16:09 - 11 Maj, 2019

schedule 16:09 - 11 Maj, 2019

Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi se në Kuvend do të kalojnë disa ndryshime në Kodin Penal ku parashikohet dënim deri në dy vjet burg për personat që prishin qetësinë publike në zonat turistike. “Në sezonin e verës do të përcaktohen oraret kur do të lejohet muzika”- tha Klosi në një mbledhje të Task Forcës në Vlorë.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikohet dënim deri në dy vjet burg për persona të cilët prishin qetësine pubike në zonat turistike.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një takim me Task Forcën e turizmit në Vlorë deklaroi se zhurmat që krijohen me muzikën orar pa orar janë një shqetësim për turistët.

Një zgjidhje që kërkon edhe dakordësinë e Këshillit Bashkiak, operatorëve turistike dhe qytetarëve është që e premtja të jetë diskotekë e hapur, muzikë non stop. Ditët e tjera do të lejohet vetëm në oraret e përcaktuara tha Klosi.

Ashpërsimi i ligjit bëhet sipas ministrit Klosi për të mos lejuar që muzika të jetë prishës i imazhit të turizmit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!