Klosi në plazhin e Semanit: Penalitete për ndotësit e plazheve dhe lumenjve

schedule15:34 - 23 Prill, 2018

schedule 15:34 - 23 Prill, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh për tolerance zero ndaj ndotësve të mjedisit. Ministri Klosi ndoqi përgatitjet për sezonin turistik në plazhin e Semanit.

Penalitete të ashpra ka paralajmëruar ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi për ata që ndotin lumenjtë dhe detet.

Nga plazhi i Semanit ku ndoqi përgatitjet për fillimin e sezonit turistik ministri Klosi u shpreh për tolerancë zero ndaj ndotjes së Mjedisit.

“Jemi këtu së bashku me kryetarin e bashkisë për të parë nga afër jo vetëm pastrimin e plazhit por edhe realizimin e kushteve të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë në plazhet tona, me pastrimin dhe depurimin e ujërave të zeza të lokaleve dhe të bareve të cilat janë pranë zonave bregdetare dhe po ashtu në një operacion shumë më të fortë dhe këtu pa dyshim kemi nevojë për një mbështetje shumë më të madhe nga qytetarët nga biznesi lokal nga forcat e armatosura, duhet të pastrojmë edhe grykëderdhjen e lumit e cila vazhdon të jetë një landfill i hapur të cilin nuk mund ta tolerojmë.”

Apeli i ministrit te Mjedisit dhe Turizmit vjen me përfundimin e javës së tokës ku më shumë se 20 mijë persona nga instuticonet shtetërore dhe vullnetarë u angazhuan në një aksion pastrimi. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!