Klosi në Krujë: Do ta kthejmë zonën në atraksion turistik

schedule16:46 - 5 Shkurt, 2019

schedule 16:46 - 5 Shkurt, 2019

Problematikat e trashëguara nga venddepozitimi i mbetjeve urbane dhe guroret në Krujë po shkojne drejt zgjidhjes. Ministria e Turizimit dhe Mjedisit ka nisur nje fushate per rehabilitimin e ketyre territoreve.

Fushata krijo oksigjenin tënd e ndërmarrë nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, e cila ka për qëllim rigjenerimin e zonave të dëmtuara, u ndal në Krujë. Ministri  Blendi Klosi ishte I pranishëm në një zonë që shërbente si vendgrumbullimi mbetjesh, e ndërsa sot ajo është rehabilituar duke u kthyer në lulishte dhe vend clodhës.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Do të kërkojmë një rehabilitim të plotë të të gjitha venddepozitime të mbetjeve urbane, janë plot 198 të evidentuara si ky që po rehabilitojmë sot në Krujë për ta shndërruar nga një venddepozitim mbetjesh urbane në një park për qytetin. Ky është aksioni i parë dhe do të vazhdojmë në 61 bashkitë për të përcaktuar ku do të jenë vendet legale për bashkitë në bazë edhe të kritereve minimale për vendepozitimin, do të ndërtojnë landfillet e tyre të vegjël për të shkuar pastaj në zgjidhjet rajonale”.

Gjatë vizitës së tij në Krujë, ministri Klosi nuk la jashtë vemendjes edhe çështjen aq të debatuar, siç është ajo e guroreve

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: Së bashku me 3 ministri të tjera ne kemi ndërmarrë rehabilitimin përfundimtar dhe zhvendosjen e gjithë guroreve nga mali i Krujës, për të kaluar në një zonë tjetër dhe shpresojmë që brenda këtij muaji ne të përfundojmë të gjitha detajet për të filluar me fillimin e muajit mars, zhvendosjen e guroreve historike nga mali i Krujës, drejt një zone e cila është përcaktuar tashmë, por po negociohen detajet e fundit”.  

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit synon që shumë shpejt zona e malit të Krujës të kthehet nga një gërmadhë urbane, në një atraksion të mirëfilltë turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!