Klosi: Mali i Munellës të kthehet në zonë të mbrojtur

schedule19:15 - 12 Mars, 2019

schedule 19:15 - 12 Mars, 2019

Mali i Munellës pritet të jetë atraksioni më i ri turistik i vendit tonë. Gjatë një takimi me banorë të zonës mes Pukës e Mirditës, ministri i Turizmit Blendi Klosi propozoi që të kthehet në një zonë të mbrojtur, e vizitueshme nga turistë në kërkim të natyrës së virgjër.

 Mali i Munellës, në një zonë të largët e të izoluar, i cili shtrihet mes Pukës dhe Mirëditës, duket se do të marrë një tjetër perspektivë. Në një takim me banorët e zonës, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, propozon shpalljen e  shtëpisë së rrëqebullit të Ballkanit, në zonë të mbrojtur.

  “1.20 Ne vijmë vetë këtu me njerëzit, dëgjojmë çfarë mendojnë njerëzit, dëgjojmë çfarë perspektive ka zona në sytë e vetë banorëve të zonës, dhe pastaj marrim një mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë sot një shqetësim shumë të madh. Do ta lëmë që të vazhdojë erozioni, të vazhdojë shpyllëzimi i zonës dhe të vazhdojmë të jemi indiferentë apo të pavëmendshëm karshi shkatërrimit të një prej pasurive më të mëdha kombëtare që kemi në zonën pyjore të vendit apo të gjithë së bashku, institucionet lokale, komuniteti dhe ne institucionet shtetërore do bëjmë një veprim që do të çojë në një drejtim tjerë”

Për ta arritur këtë, ai kërkon mbështetjen e qytetarëve , në mënyrë që ky mal, me pasuri të shumta të nëntokës, të kthehet në burim jetese për banorët  dhe shqiptarët.

E para, do të ketë rregulla shumë të forta për menaxhimin e zonës së mbrojtur. Nuk mund të kemi sukses në turizëm në qoftë se e kemi vetëm në det dhe rërë. Ne na duhet të bëjmë atë që e kanë bërë shtetet e tjera që kanë turizëm 12 mujor. Po të shikosh numrin e turistëve që shkojnë në Austri në të 12 muajt e vitit ka pothuajse të njëjtin numër turistësh. Në qoftë se ne do të mendojmë që Shqipëria duhet të transformohet në një destinacion turistik, ku më mirë sesa këtu në pyllin e Munellës, në të katër bashkitë e marra së bashku, duke shtuar pyjet, duke shtuar arsyet për të ardhur dhe për ta vizituar, duke shtuar agroturizmin, ne mund të kemi turistë gjatë gjithë vitit. Arma më e fortë është bindja e komunitetit që kjo zonë me pasuritë që ka të mund të shndërrohet në një ekonomi dhe burim jetese”.

Me lartësi prej 1996 metra mbi nivelin e detit, kjo pasuri e Shqipërisë mund të tërheqë mijëra adhurues së natyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!